Pacolli i gatshëm për ta shpëtuar ‘Trepçën’

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ofruar gatishmërinë e tij për të shpëtuar ‘Trepçën’ nga falimentimi.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se ai se bashku me ekipin e ekspertëve të AKR-së, është gati për të gjetur zgjidhje për Terminalin e Trepçës.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook

Në perspektivën e një bllokimi tërësor, unë e përsëris apelin tim: a ka kush një plan për shpëtimin e Trepçës? Nëse e ka, duhet ta shpallë dhe të nisë ekzekutimi i këtij plani. Nëse jo, atëherë të dëgjojnë të tjerët që dinë më shumë, të kërkojnë ndihmë dhe unë, ekipi i ekspertëve të AKR jemi gati! Trepça nuk është pronë e asnjë qeverie, por e brezave të tëra të kosovarëve, që kanë lënë jetën, djersën e tyre në zgafellat e minierave. E tash, minierat janë specifike: gabimet e një qeverie të përkohshme mund të kenë pasoja të përhershme!

Lajme të ngjashme

Back to top button