Ushqime të cilat seriozisht duhet të shmangen!

Sigurisht që nuk do të sëmureni, të ju paraqitet kanceri ose të vdisni nëse ndonjëherë hani ndonjë lloj të ushqimit “toksik”, por ekzistojnë ushqime të cilat patjetër duhet të shmangen.

Neka Liba, drejtoresha e qendrës kërkimore të organizatës Environmental Working Group (EWG)”,  e cila merret me mbledhjen e informacioneve dhe rezultateve të studimeve për ushqimet toksike, thotë se armiku më i madh I shëndetit tone është ushqimi i përpunuar me shumë aditive.

Ja se cilat janë ushqimet të cilat “asnjëherë” nuk duhet ti konsumoni:

  1. Kaçkavall në fletë
    “Ky kaçkavall në fakt nuk është kaçkavall”. Bëhet fjalë për një përzierje e përbërë nga përzierje të ndryshme të yndyrnave qumështore, proteina, emulgatorë dhe ngjyrë për ushqim. Është përplot me krypë dhe me aq shumë yndyrë saqë në një fletë ka më shumë yndyrna sesa në cilindo produkt tjetër qumështor nga sasia e njejtë – thotë nutricionistja Bet Voren.
    Kaçkavalli i tillë zakonisht gjendet i mbështjellur me mbështjellës naj
  2. Salcice, sallamë, suxhuk..
    Mishi i përpunuar është plot me yndyrna dhe mund të përmbajë deri më 400% më shumë krypë dhe 50% konservanse nga mishi i kuq. Mishi i përpunuar gjithashtu përmbanë më shumë nitrate të cilat janë aditivë kimik që kanë të bëjnë me lloje të ndryshme të kancerit. Megjithatë, vazhdojnë të përdoren në indrustrinë ushqimore për të ti dhënë ngjyrë më të fortë ushqimit, shijes si dhe për të parandaluar prishjen e shpejtë të ushqimit . Këto përbërës duhet të jenë të vendosura në etiketën e paketimit të ushqimit, prandaj kushtoni vëmendje.
  3. Margarinë
    Pasiqë margarina është e përbërë nga vajrat bimore dhe ka më pak yndyrna të ngopura për dallim nga gjalpa, shumë kohë mendohej si opcion i shëndetshëm. Sot, ekspertët thonë se në të vërtetë margarina është armiku më i madh i shëndetit sepse është e pasur me shumë krypë dhe i mbyllë arteriet nëpërmjet yndyrnave që përmbanë me çka rriten shansat për sulm në zemër.
  4. Pije të gazuara
    Të gjithë e dimë se pijet e gazuara janë jashtëzakonisht të dëmshme kurse një kanaçe mesatare nga cilado pije e gazuar përmbanë deri më 10 lugë gjelle sheqer. Kur do të konsumoni aq shumë sheqer në organizmin tuaj, trupi prodhon insulinë të tepërt e cila i ndihmon organizmit për ta absorbuar sheqerin nga enët e gjakut dhe ta përdorë për energji, me çka, me kalimin e kohës rritet rreziku nga zhvillimi i diabetit ose ndonjë lloj kanceri.
    Nëse sasia e sheqerit që përmbajnë pijet e gazara nuk ju shqetëson, atëherë ndoshta kjo do të ju shqetësojë: sasia e ngjyrës së karamelit, e cila p.sh ia jep ngjyrën e veçantë Coca-Cola-s, e rritë rrezikun nga kanceri për 58%, sipas një hulumtimi të fundit amerikan.
  5. Pije të gazuara dietale
    Edhe pse mendoni se ato janë të mira sepse nuk përmbajnë sheqer, çdo pije dietale e gazuar pa sheqer përmbanë shumë ëmbëlsues artificial të cilët e rrisin rrezikun nga sulmi në zemër ose në tru, depresioni, dhëmbë të prishur, kancer të pankreasit dhe lindje të parakohshme.
  6. Kokoshka nga mikrovala
    Në kokoshkat për mikrovalë gjenden kemikate për të cilat është e vërtetuar se mund të ndikojnë në pjellshmëri, të rrisin rrezikun nga paraqitja e kancerit dhe të ndikojnë negativisht në punën e veshkëve. Përveç asaj, disa lloje të kokoshkave për në mikrovalë përmbajnë shije artificiale dhe acide trans-yndyrore, si dhe kemikate të cilat mund të shkaktojnë kokëdhimbje dhe mundime. /Femina.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button