A është e mundur një Qeveri kalimtare në Maqedoni?

Kërkesa e liderit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, për dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe formimin e një qeverie kalimtare për nxjerrjen e vendit nga, siç është shprehur Zaev, “kriza e thellë politike, në të cilën e ka futur pushteti aktual vendin me veprime të shumta kriminale”, komentohet nga njohës të çështjeve politike në vend, transmeton REL. Zaev, njëherësh ka kërkuar edhe dorëheqjen e prokurorit publik dhe drejtuesve të shërbimit publik, Radio Televizionit të Maqedonisë.

“Sa i përket zgjidhjes së konfliktit mes opozitës dhe qeverisë, për zhbllokimin e procesit, ka ardhur koha për një ndërhyrje të fuqishme të komunitetit ndërkombëtar, që qeveria dhe opozita të mund të ulen në tryezën e bisedimeve, sepse jam i mendimit që pa një presion direkt amerikan, problemet në Maqedoni do të vazhdojnë”, thekson Selim Ibrahimi, njohës i çështjeve politike.

Ai më pas shton se për qeverinë kalimtare, nëse arrin të formohet, sfidë do tëdo të paraqes ligji i ri zgjedhor dhe sigurimi i zgjedhjeve te lira dhe demokratike.

Ish kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov, konsideron se kryeministri Gruevski, pavarësisht goditjeve që i ka marrë nga opozita me rastin e asaj që tash njihet si aferë përgjimesh, do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për të mbetur në krye të qeverisë..

“Tani ashtu siç duket, kryeministri Nikolla Gruevski as në ëndërr nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. Ai madje edhe bashkëpunëtorëve të tij ua ka ndaluar të japin dorëheqje. Kështu që mbetet vetëm një mundësi, kryeministri të shkarkohet, por kjo mundësi mbetet për t`u shqyrtuar sa është reale me vetë faktin se koalicioni i partisë së kryeministit, ka 62 deputetë duke siguruar shumicën palamentare”, thekson Stojan Andov.

Sonja Stojadinoviq, njohëse e çështjeve politike, thotë se sfidë në vete paraqet “gjetja e kuadrit profesional, i cili duhet të drejtojë jo vetëm me dikasteret ministrore, por edhe institucionet shtetëror,e të cilat do të duhet të zbardhin aferën e përgjimeve dhe njëkohësisht ta përgatisin vendin për zgjedhje të parakohshme”.

“Nuk e di në do të mund të gjinden njerëz ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët nuk kanë bagazh politik, ose në ndonjë mënyrë nuk kanë qenë të shantazhuar nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, veçanërisht kur bëhet fjalë për sistemin gjyqësor, si një nga shtyllat që do të duhej të bartë më së shumti ndriçimin e aferës së përgjimeve, duke rivendosur besimin tek sistemi dhe institucionet”, thekson Stojadinoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button