Gruevski nuk e ka mendjen të dorëhiqet

Për atë se kush do të jetë në qeveri e kush jo, vendosin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje. Me këto fjalë kryeministri Gruevski hodhi poshtë kërkesat kryesore politike të liderit të opozitës Zoran Zaev për dorëheqjen e Qeverisë dhe formimin e një Qeverie kalimtare.

“Për atë se kush do të jetë në qeveri e kush jo, vendosin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje. Ata janë që vlerësojnë, japin votën, besimin se cila parti politike dhe kush do të jetë kryeministër, e jo Zoran Zaev. Materialet e opozitës janë të “krijuara” dhe tezat e tij nuk kanë kurrfarë lidhje me realitetin.” tha sot para gazetarëve Gruevski duke theksuar se ai është çdoherë i gatshëm për dialog politik, me baza parimore për diçka që është parimore që të bisedohet.

“Nuk mund të bisedohet, për shembull kush e ka besimin e qytetarëve sepse këtë e thonë vetë qytetarët. Por mund të bisedohet për shumë çështje tjera që mund të zgjidhen, të tejkalohen” u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button