Besimi parashikon skenare më të këqia se “status quo” për Maqedoninë

Zëvendës-kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi sot në Kuvend tha se Maqedoninë mund ta pret një ardhmëri e cila nuk do të jetë interes që çon drejt prioritetit strategjik të vendit.

“Kur bëhen vlerësimet në Bruksel për Maqedoninë se ne këtë vit do të fillojmë zyrtarisht negociatat, ne këtë vit do të kemi rekomandim dhe pa negociata zyrtare ashtu siç kemi pasur 6 vitet e kaluara, apo ne këtë nuk do të kemi datë negociatash por as ‘status quo’, ndoshta institucionet  të cilat vendosin mund të kenë ndonjë qëndrim tjetër që për ne nuk do të jetë interes që çon drejt prioritetit strategjik të vendit”, deklaroi Fatmir Besimi.

Ai para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare prezantoi qëllimin, strukturën dhe përmbajtjen e Programit Nacional për Miratimin e të Drejtës së Bashkimit Evropian – NPAA (rishikim për vitin  2015).

Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e procesit të integrimit evropian  të Republikës së Maqedonisë, duke theksuar se “pavarësisht sfidave me të cilat përballemi ne këtë moment duhet të fokusohemi në implementimin e reformave të agjendës evropiane me të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri ti adresojmë rekomandimet e përfshira në Raportin e KE-së.”

“Tani më shume së çdo herë duhet me aktivitete konkrete të tregohet se institucionet në Maqedoni kanë kapacitet demokratik për tu përballur me sfidat dhe për të qëndruar të fokusuar në përcaktimin  strategjik të faktorëve shoqëror i cili është anëtarësimi në BE” – theksoi Besimi.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Me e keqja qe mund tè ndodh pèr ty, ndèrsa pèr Na gèzim , èshtè largimu yt nga skena politike dhe politikbèrja e jotja….

Back to top button