I kërcen balena mbi varkë, vdes gruaja

Një grua kanadeze humbi jetën pasi një balenë u rrëzua mbi barkën turistike, me të cilën gruaja kishte dalë  në brigjet e Paqësorit në Meksikë, në pjesën veri-perëndimore të Cabo San Lucas.

Rrethanat e sakta të incidentit janë ende të paqarta. Zjarrfikësit thonë balena mund të ketë kërcyer lart dhe të jetë ulur në barkë, duke hedhur viktimën në ujë.

Por kompania turistike tha se, gruaja u plagos kur kapiteni kishte bërë një kthesë të papritur për të shmangur balenën që kishte dalë në sipërfaqe, duke goditur një anë të varkës.

Gruaja humbi jetën në spital, ndërkohë që dy persona të tjerë u plagosën gjithashtu. Mediet vendase raportojnë se gruaja, ende e pa identifikuar, besohet të ketë qenë  35 vjeç, dhe ishte në një anije me 23 njerëz të tjerë kur ndodhi aksidenti.

Shëtitjet  me varkë dhe aksidentet që mund të shkaktohen nga balenat janë relativisht të rralla. Megjithëse dy vjet më parë një anije me vela në SHBA,  u mbyt pasi një balenë kërceu mbi të.

Të mërkurën, autoritetet meksikane thanë se më shumë se 2500 balena gri ishin mbledhur në zonë. Kjo përbën një nga numrat më të lartë në dy dekadat e fundit. Balena mund të arrijnë një gjatësi prej gati 15 metrash dhe një peshë 36 tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button