Studentët: UP-ja me profesorë dembelë

Aktivistë e Lëvizjes Studentore për Barazi “Studim Kritikë Veprim” kanë kërkuar që të mos reduktohen afatet e provimeve në Universitetin e Prishtinës, nëse krahas saj nuk ka vlerësim të vazhdueshëm të studentëve përmes kollokfiumeve.

Këtë ata e kanë bërë përmes një aksioni simbolik para oborrit të rektoratit, të cilët thanë se veprimet nuk duhet të kufizohen vetëm me reduktimin e afateve të provimeve, por, edhe me ngritjen e punëve të profesorëve dhe me angazhimin dhe përkushtimin më të madh të tyre.

Nurishahe Demalija nga kjo lëvizje, tha se ata janë të vetëdijshëm që ngritja e cilësisë kërkon vendosje dhe respektim rigoroz të kritereve, por kjo nuk duhet bërë në këtë mënyrë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që ngritja e cilësisë kërkon vendosje dhe respektim rigoroz të kritereve dhe duke e pasur parasysh gjendjen aktuale, kjo nuk është aspak e lehtë, por, reduktimi i afateve të provimeve mund të përkthehet në cilësi në universitet vetëm nëse krahas kësaj kemi vlerësim të vazhdueshëm përmes kollokfiumeve dhe rritjes së punës praktike. Prandaj, pa një angazhim të gjithëmbarshëm kjo do të jepte vetëm penalizëm të studentëve”, tha Demalija.

Këto kritika vijnë pas disa hulumtimeve që i ka bërë kjo lëvizje në të gjithë Universitetin e Prishtinës, konkretisht në 11 fakultete.

“Nga 1040 lëndë, vetëm 367 prej tyre apo vetëm një e treta mbajnë kollokfiume dhe i marrinë ato parasysh në vlerësimin përfundimtar, ndërsa, 607 prej tyre apo 58 për qind nuk mbajnë kollokfiume ose nuk i llogarisin ato në vlerësim. Ndërsa, pjesa tjetër e mbetur 68 lëndë apo 6.54 për qind, kollokfikumet nuk i mbajnë në të gjitha departamentet apo vetëm ndonjë nga profesorët që i japin ato lëndë iu ka ofruar plan të vetë që ta mbaj kollokfiumin. Nëse flasim për Fakultetin e Mjekësisë, shohim se ky fakultet fatkeqësisht është ai ku më së paku shprehet gatishmëria e profesorëve për mbajtjen e kollokfiumeve. Krahas literaturës voluminoze shpesh edhe në mungesë të saj, studentët shpesh gati të gjitha lëndët duhet t’i përfundojnë me provime”, tha Demalija.

Sipas tyre, në Kosovë kemi një Universitet me studentë të penalizuar, ndërsa profesorët i quajtën dembelë./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button