fbpx

Partneriteti i parë publiko-civil në Maqedoni

Asociacioni i skenës së pavarur kulturore “Jadro” përmes një debati dhe prezantimi, të organizuar në EU info qendrën, bëri të ditur që ndërmerr iniciativën për formimin e një institucioni të përzier që do të jetë shembulli i parë i partneritetit publiko-civil në Maqedoni.

Ky institucion do të paraqet partneritet përmes qeverisë lokale dhe rrjetit civil, në përbërje të organizatave, individëve dhe grupeve joformale, me qëllim që të bëhet decentralizim thelbësor i fuqisë dhe resurseve.

Nga “Jadro” shprehen që nevoja për një institucion të këtillë vjen pikërisht nga nevoja për autonomi programore në sferën e kulturës dhe sektorit civil. Ata po ashtu pohojnë që gjer tani komuna Qendër është qeveria e vetme lokale që ka treguar interes për bashkëpunim me sektorin civil përmes një iniciative të këtillë dhe shpresojnë që përveç komunës Qendër, këtë ide do ta pranojnë edhe komuna të tjera në Maqedoni.

Për realizimin e kësaj ideje janë marrë shembuj nga përvoja e iniciativës “Pogon” të Zagrebit në Kroaci.

Lajme të ngjashme

Back to top button