Bomba e 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski prezantoi sot para gazetarëve biseda të reja mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov.

Në bisedë dëgjohet se çfarë planesh bëjnë ministrat e Gruevskit për ta bllokuar fitoren e Zhernovskit.

Jankullovska pranon se ka votues fantom në Qendër dhe se ajo si police duhet ti fsheh nga KSHZ.

Jankullovska tregon si i ka bllokuar dhe nuk ka lejuar takim me Zhernovskin për listën zgjedhore.

Todorov tregon si “do e shkelin” Zhernovskin.

Ministri i transportit Mile Janakievski pranon që VMRO ka dhënë urdhër për ti ndalur liftat që të mos votojnë të vjetrit.

Në bisedë të Mile Janakievskit dhe shefit të intelegjencës, Sasho Mijallkov dëgjohet si bëjnë plane për të shpallur vendvotime të pavlefshme.

Të njëjtën e bën me Gruevskin. Ky i fundit pranon: Të ishin votuesit nga Prespa- do të kishim mbaruar punën.

Jankullovska urdhëron policinë që të jetë në terren kur do ti vendosin përmendoret e reja të Shkupit 2014 fshehtas në mëngjes kur flejnë njerëzit.

Në bisedë mes Sasho Mijallkovit dhe redaktorit të TV Sitel, Llatas dëgjohet si do ta vendosin “në makinë” Zhernovskin. Si do ia prishin Këshillin komunal dhe do të detyrojnë këshilltarët të dalin nga ai.

Mijallkov bisedon me Janakievskin si ta “blejnë” një këshilltar të Zhernovskit duke I dhënë mito e duke ia legalizuar shtëpinë. Si Qeveria i paguan harxhimet e tij.

Zhernovski: është e qartë se Gruevski më nuk ka legjitimitet dhe zgjedhje është ai të jep dorëheqje, ministrat e tij, prokurori, drejtori i RTVM-së dhe më pas të formohet qeveri kalimtare.

Zhernpvski deklaroi se do të insistojnë në “kërkesat tona dhe kërkojmë ndihmën edhe të faktorit ndërkombëtar”.

“Gruevski nuk mund tw sillet sikur asgjw nuk ndodh”, deklaroi Zhernovski.

LEXO MË SHUMË

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button