Ivanov bëhet i gjallë, KS do konvokoj seancë kur do të ketë informata të mjaftueshme

Pas dy muajve nga skandali me përgjimet Presidenti i Shtetit Gjorgje Ivanov është bërë i gjallë.

Ai në një intervistë për Makfax ka deklaruar se këshilli i Sigurimit nuk është as komision kuvendor, as prokurori publike. Seancë do të konvokoj kur do të marrë të dhëna dhe informata përbledhëse nga isntitucionet kompetente.

Në Intervistë për “Makfaks”­in, Ivanov konstatoi se gjatë periudhës së fundit ka shumë spekulime dhe dezinformata të lidhura me funksionimin dhe gatishmërinë e sistemit për sigurinë kombëtare, duke përfshirë edhe rolin e Këshillit të sigurimit.

“Atë që opinioni duhet ta dijë është se sistemi për siguri kombëtare dhe subjektet e saj funksionojnë në pajtueshmëri me kompetencën e konfirmuar në Kushtetutë dhe ligje, pas konceptimit kombëtar të miratuar paraprakisht dhe trupat e punës të cilët kanë kompetencë dhe përgjegjësi të konfirmuar me ligj. Këshilli i sigurimit nuk funksionon në zë të kapshëm, as nuk kryen mbikëqyrje ndaj punës dhe zbatimit të masave të shërbimeve. Ky trup nuk është as prokurori publike, as komision kuvendor. Po i presë aktet nga organet kompetente të administratës shtetërore. Deri më tani deri tek unë nuk është dorëzuar analizë, rekomandim dhe konkluzion nga ana e Grupit për vlerësim të aktiviteteve të orientuara drejt keqësimit të gjendjes së sigurisë në Republikën e Maqedonisë. Këshilli i sigurimit do të mbajë takim kur do të sigurohen të dhënat dhe informatat përmbledhëse nga institucionet kompetente, me qëllim që të miratohet edhe konkluzion për vlerësim të dëmeve sipas sistemit për siguri kombëtare. Në qoftë se konkluzioni kërkon, Këshilli i sigurimit do të debatojë edhe për iniciativa për ndryshime në politikën e sigurimit”, thekson Ivanov. Potencoi se institucionet dhet të funksionojnë.

“Kuvendi ka komisione roli i të cilëve është që të kryejnë mbikëqyrje mbi punën dhe zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve nga ana e shërbimeve. Mungesa e opozitës nga puna e këtyre trupave e pamundëson këtë mekanizëm të kontrollit. Sa i përket përgjegjësisë, secili që ka kryer akt në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e punës të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësi duhet të ketë”, shton Ivanov. Thekson se për lëndët për të cilat janë kompetente organet e përndjekjes dhe të cilat janë në procedurë në prokurorinë publike, në pajtueshmëri me ligj, Prokuroria është e detyruar ta informojë opinionin. “Ato lëndë janë të natyrës së tillë që shkaktojnë interes të përgjithshëm të gjërë në opinion”, shton Ivanov. Lidhur me çështjen për dëmet për sistemin e sigurimit në shtet, Ivanov pret që kompetentë, secili në resorin e tij, të ndërmarrin masa për konfirmim të gjendjeve të tilla dhe për atë ta informojnë Këshillin e sigurimit. “Në bazë të informatave të tilla, Këshilli i sigurimit do të mbante seancë dhe do të sillte konkluzione, për çka opinioni do të informohet”, thekson presidenti i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button