Afrohet meçi i shekullit, prezantohen boksierët (VIDEO)

I ashtëquajtur si meçi i shekullit, sfida mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao po afron dhe për këtë mbrëmë kanë dalur në konferencë dy protagonistët. Dy boksierët e famshëm kanë dhënë deklaratat e tyre për këtë sfidë ndërsa janë prezantuar bashkë në publik në takimin e tyre të fundit para meçit.

“Pacquiao është një luftëtar i madh. Për të arritur deri këtu, me siguri se ai ka diçka të veçantë. Do të jetë një luftë magjepsëse të cilën ju nuk bën ta humbasni. Mendoj se jemi dy luftëtarët më të mëdhenjë të kësaj epoke dhe nuk do ta harroni këtë luftë. Do të jetë historike. Besoj se do të jem aq shumë i përgatitur për ta sfiduar Mannyn” ka thënë Mayweather.

I matur në deklaratë ka qenë edhe Pacquaio. Boksieri i famshëm ka thënë se ky meç po vije në kohën më të përshatshme.

“Ne jemi takuar dy herë në mes vete. Njëherë në ndeshje basketbolli, më pas në hotel dhe tani po takohemi këtu. Mendoj se takimi final do të jetë më interesanti në meç. Ai dëshiron ta fitoj meçin, dhe këtë sigurisht se e dua edhe unë. Nuk ka armiqësi në mes nesh, ka vetëm konkurrencë. Besoj se bota do të sheh një meç të mbamendjes” ka thënë Pacquaio.

Lajme të ngjashme

Back to top button