CIA ka vite që po tenton të hakojë një iPhone dhe iPad

Agjensia Amerikane e Inteligjencës, e njohur ndryshe si CIA, ka shpenzuar vite për të gjetur dobësi në smartfonët dhe tabletët e Apple. Ky lajm është bazuar në një dokument të zbuluar nga një burim i brendshëm i agjensisë i cili është publikuar nga media. CIA është fokusuar në strategjinë e sigurisë që Apple përdor për enkriptimin e të dhënave në iPhone dhe iPad. Punonjësit e CIA-s kanë përdorur mënyra të ndryshme fizike dhe jo evasive për të hakuar sistemin e sigurisë të këtyre pajisjeve të Apple në mënyrë duke shtënë në duar softuerin e kompanisë.

Nëse softueri do të ishte hakuar, agjensia e spiunazhit do të kishte akses në të dhënat e përdoruesit si dhe do të mund ti infektonte duke instaluar maluer këto pajisje. Duke marrë parasysh që ky informacion është i saktë, atëherë kemi një tjetër prove të një lufte që po ndodh mes agjensive të spiunazhit të qeverisë dhe firmave teknologjike. Nuk është hera e parë që burimi mediatik The Intercept publikon dokumente të tilla. Kohë më parë kjo media ka bërë publike dhe raporte që kanë akuzuar qeverinë amerikane për hakimin e qëllimshëm të produkteve të konsumatorëve duke pasur si synim vjedhjen e të dhënave personale të tyre. Shumë firma në fushën e teknologjisë janë ankuar për taktikat që përdorin qeveritë, duke shtuar se ato janë të jashtligjshme dhe dhunojnë të drejtat e përdoruesit.

Gjatë një eventi vjetor të njohur si Jamboree, pjesmarrësit zbuluan se punonjësit e CIA-s për të aksesuar pajisjet e Apple, kanë krijuar një version të përafërt me atë të softuerit të Apple me pseudonimin ‘Xcode. Përmes këtij softueri ata mund të aksesonin fjalëkalimet dhe mesazhet personale, me pak fjalë të përgjonin. Dokumenti i publikuar nuk tregon nëse përpjeket e CIA-s kanë qënë të suksesshme apo jo. Agjensia nuk pranoi të komentonte mbi këtë informacion të publikuar./pcworld/

Lajme të ngjashme

Back to top button