Përmirësohet Shqipëria, Maqedonia përjetoi përsëri rënie

Për herë të parë që nga viti 2007, Spanja është lënë jashtë top 10-shes më të mirë në FIFA në renditjen e përgjithshme. Përfaqësuesja më e mirë në botë për shumë vite tani ka rënë në pozitën e 11-të, ndërsa Italia zë pozitën e 10-të.

Kombëtarja Shqiptare ka ngritje për dy pozita duke zënë vendin e 61-të me 557 pikë të mbledhura.

Ndërsa Maqedonia ka përjetuar një rënie tjetër në renditje, duke grumbulluar 308 pikë që i japin mundësinë të jetë në vendin e 108.

Gjermania vazhdon të jetë lider, para Argjentinës, Kolumbisë, Belgjikës, Holandës, Brazilit, Portugalisë, Francës, Uruguait dhe Italisë që janë në top 10-she. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button