VMRO-DPMNE, pranon të bisedojë për gjithçka, por jo për kërkesat e opozitës

Duke iu referuar burimeve në VMRO-DPMNE, gazeta Dnevnik shkruan se kjo parti është e gatshme të bisedoj për gjithçka, përveç dorëheqjes së qeverisë, formimit të një qeverie kalimtare dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Burimi i partisë ka deklaruar për gazetën se mbetet po ai qëndrim i deklaruar nga kryeministri Nikola Gruevski, në konferencën e tij për shtyp dy javë më parë, ku tha se zgjedhjet e reja dhe qeveria teknike janë dy kërkesa të papranueshme. Burimi i quajti bisedat telefonike të montuara, ndaj dhe shtoi se çështja duhet të ketë epilog juridik.

Lajme të ngjashme

Back to top button