HTC me model të ri One E9

Kompania HTC ka prezantuar smartfonin e saj të ri flagship HTC One M9 në Kongresin Botëror të Celularëve dhe tani po paralajmëron një model tjetër.

HTC One E9 dallon shumë më tepër nga One M9 sesa është rasti me gjeneratën e mëparshme, duhet të theksohet se madhësia e ekranit është rritur në 5.5-inç.

Smartfoni do të ketë procesorin më të fortë Mediatek MT6795 me 3 GB RAM memorie, 32 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 20MP dhe kamerën e përparme prej 13MP, si dhe baterinë prej 2800mAh.

Dimensionet e këtij smartfoni janë 156.5×76.5×7.5 milimetra dhe pritet që ky smartfon të ofrojë mundësinë për të përdorur dy karta SIM.

Lajme të ngjashme

Back to top button