fbpx

Thirrje për dhënie me qira të tokës shtetërore në Xhumajli

Ministria e Bujqësisë, Pyjeve  dhe Menaxhimit të Ujërave (MBPEU) publikoi thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit në Xhumajli, me sipërfaqe prej 4.435 hektarësh. Qëllimi është që kompanitë e interesuara të dërgojnë letër për interes për investim në sektorin e bujqësisë.

Kompanitë duhet të parashtrojnë plan biznesi me vlerë të investimeve të përgjithshme, përshkrim të teknologjive të zbatuara, specifikim të mekanizmit dhe numrin e planifikuar të të punësuarve.

“Që të identifikohen palët e interesuara, i ftojmë investitorët potencialë të dorëzojnë shkresë për shprehjen e interesit. Shkresa duhet të parashtrohet në Ministrinë e Bujqësisë, në formë elektronike, deri më 22 prill të këtij vitit”, qëndron në kumtesën e MBPEU-së.

Shkresa për shprehjen e interesit duhet të përmbajë profil të kompanisë duke përfshirë strukturën personale, shqyrtim të raporteve financiare për tre vitet e fundit dhe përshkrim i shkurtër i planit të biznesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button