Rrëzohet avioni i turizmit në Francë, vdesin 4 persona

Një avion turizmi me katër persona në bord u rrëzua pranë Argentan, në departamentin francez të Orne.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën gjithë pasagjerët e e avionit, katër persona, ku në mesin e tyre kishte dy adoleshentë.

Alarmi për rrëzimin e avionit të vogël u dha nga një dëshmitar që pa mjetin fluturues, një DR400 Robin, duke u përplasur në fazë ulje.

Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes, ndërsa policia po heton për zbardhjen e tyre./NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button