Studentët e USHT-së në takim ndërkombëtar për Mjekësi

Një grup studentësh të USHT-së nga drejtimi Mjekësi e përgjithshme morën pjesë në takimin ndërkombëtar te Jounior Doctor Network(JDN) i cili u mbajt në Antali të Turqisë me datë 7 dhe 8 mars.

Në këtë takim studentët përfaqësuan Maqedoninë nëpërmjet OJQ Blue Cell International ku arritën ta etablojnë këtë organizatë dhe së shpejti ta bëjnë pjesë JDN që është degë shumë e rëndësishme e World Medical Association (WMA).

Në takim ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë, Platforma e Mjekeve të rinj të Turqisë, Federata Ndërkombëtare për Studentët e Mjekësisë etj.

Gjatë takimit u arrit një sukses i madh duke shpalosur problemet me të cilat perballen çdo ditë studentët e mjekësisë, mjekët e rinj dhe specializantët nga fusha e mjekësisë në Maqedoni dhe rajon, njëherit u kërkua edhe ndihma e ekspertëve nga Shoqata Botërore e Mjekësise në  zgjidhjen e problemeve të kësaj natyre.

Nga ana e përfaqësuesve të SHBM-së u premtua se të gjitha problemet me të cilat përballen vendet e Ballkanit do të shqyrtohen me seriozitetin më të lartë në këtë organizatë dhe më pas do të japin sugjerime dhe ndihma konkrete në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Me rëndësi qe edhe fakti se zyrtaret e lartë të JDN-së vendosën që takimin e radhës ta bëjnë në Maqedoni ku do të njoftohen më për së afërmi me sistemin dhe politikat shëndetësore në Maqedoni.

Në fund të këtij takimi, delegacioni studentor nga Maqedonia i përbërë nga Muhamedin Rushiti, Pranvera Ramadani dhe Vjosa Xhaferi, morën levdata të veçanta për përfaqësimin e shkëlqyer që iu bë Maqedonisë dhe rajonit në përgjithësi dhe u ftuan të bëhen pjesë aktive e disa organizatave për shëndetësi, edukim dhe shkencë siç janë: Junior Doctor Network, World Medical Association, Platforma e Mjekëve të Rinj të Turqisë e kështu me radhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button