Dojçe Telekom për bombat e Zaevit: Nuk do të kyçemi në diskutime politike

Nga qendra e Dojçe Telekom kanë deklaruar se incizimi i publikuar nga lideri i opozitës Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i njeriut të parë të T-Mobile Maqedoni Zharko Lukovski dhe Ministri i transportit Mile Janakaievski duke diskutuar se si t’ju bëhet presion të punësuarve që të votojnë për VMRO-në, është çështje lokale.

Nova ka kërkuar nga Dojçe Telekom që të prononcohet për këtë skandal por edhe për skandalin e përgjithshëm të përgjimeve.

“Si grupacion Dojçe Telekom nuk do të komentojmë. Ju lutem që të kuptoni se ne nuk do të kyçemi në asnjë diskutim politik”, thonë nga gjiganti gjerman telefonik.

Lajme të ngjashme

Back to top button