Për shkak të borës dhe shembjeve të dheut, bllokohen disa rrugë

Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës e pakalueshme është rruga lokale nga Kratova deri në fshatin Kavrak, ndërsa për shkak të shembjeve të reja është ndërprerë komunikacioni në rrugën e cila çon drejt hidrosistemit Zletovicë drejt atarit të fshatit Kojkovë në afërsi të tunelit.

Në fuqi është akoma ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë ­ Kodra e Diellit për shkak të mbetjeve të borës dhe ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në aksin Makedonski Brod ­ Prilep për shkak të dëmtimit të një pjesë të urës të lumit Slanska.

Në aksin rrugor P1205 Krupishte ­ Probishtip tek vendi Neokaz, për shkak të çarjes së rrugës në korsinë e majtë drejt aksit Probishtip ­ Krupishte, komunikacioni zhvillohet pa pengesa, vetëm në korsinë e djathtë. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Ka borë në vendkalimet malore Bukovë dhe Gjavato.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë,Koçan­Delçevë, Vinicë­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button