Shekerinska: Dëshmitë tona janë edhe në Raportin e OSBE-së

Argumentet që prezantoi LSDM në opinion vetëm se konfirmon pikat kritike të notuara në Raportin e OSBE-së për zgjedhjet, për letërnjoftimet e rrejshme, votues të cilët votojnë në më shumë vendvotime, kërcënime, shantazhe dhe presione, veçmas ndaj administratës, ndaj atyre që pranojnë ndihmë sociale…, ka theksuar zv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në takimin e sotëm me Bruno Maçes, sekretar shtetëror për çështje evropiane në Portugali.

“Këto materiale vërtetojnë kontrollin e tërësishëm të pushtetit ndaj gjyqësisë dhe privatizimit të institucioneve ku e pësojnë gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie. Këtu nuk bëhet fjalë për ndasi partiake, por për disa njerëz të cilët kanë uzurpuar sistemin për qëllime personale…”, ka thënë Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button