fbpx

Dorëzohet Mourinho, “ishim të dobët”

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka deklaruar pas humbjes nga PSG se kjo e fundit ishte skuadër më e mirë në fushë.

Portugezi deklaroi se përjashtimi i Zlatan Ibrahimovic nuk i ndihmoi skuadrës së tij.

“Paraqitja jonë nuk ishte e mirë sa duhet”, u shpreh portugezi pas takimit.

“Kundërshtari ishte më i fortë se ne, ata u ballafaquan më mirë me presionin e ndeshjes. Për shkak se ishin me 10 futbollistë, ne e kemi ndjerë presionin e fitores, dhe ata nuk kishim çfarë të humbin”, shtoi tutje Mourinho.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button