fbpx

Mot i vranët me periudha me diell

­ Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me periudha me diell. Lokalisht do të ketë reshje të dobëta të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në male do të ketë reshje të dëborës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me erë të lehtë veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në tetë gradë Celsius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli por edhe me kushte për shi të dobët lokal. Pas kësaj do të mbizotërojë një mot stabil dhe i thatë me rritje graduale të temperaturës ditore

Lajme të ngjashme

Back to top button