PSG e fortë edhe me një lojtarë më pak (VIDEO)

Skuadra kampione e Francës, PSG, edhe pse me një lojtarë më pak për 90 minuta, ka arritur të eliminojë Chelsean e Jose Mourinhos nga Liga e Kampionëve, duke luajtur barazim 2:2 në Stamford Bridge, ndërsa ndeshja e parë në Parkun e Princave, pati përfunduar 1:1.

PSG pjesën më të madhe të kohës, e luajti me një lojtar më pak, pasi që Ibrahimovic, në minutën e 31’, u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas ndërhyrjes në Oscar.

Me rezultat 0:0, përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, PSG pati një mundësi të mirë për të shënuar, por Edison Cavani, në portën e zbrazët, goditi shtyllën.

Chelsea golin e gjeti përsëri me anë të mbrojtësve. Ishte Cahill që shënoi në minutën e 81’.

Dhe kur po mendohej se Jose Mourinho do të kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ish mbrojtësi i Chelsea, David Luiz, në minutën e 86’, barazoi në 1:1, për t’i dërguar skuadrat në vazhdime.

Chelsea me të filluar vazhdimet, saktësisht në 96’ arriti të fitojë një penallti, pas luajtjes me dorë të Thiago Silvas në zonën e rreptësisë. Penalltinë në gol e konvertoi Eden Hazard.

Por edhe pse me një lojtar më pak, francezët nuk u dorëzuan, duke arritur që në minutën e 114’, nëpërmjet Thiago Silvas, të barazojnë në 2:2, për të arritur kualifikimin në çerekfinale.


Chelsea vs PSG 2-2 All Goals and Full… by enteritament

Lajme të ngjashme

Back to top button