Dyshime të reja në marrjen e letërnjoftimit

Gjatë ditës së sotme, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive e konfirmoi nevojën e sjelljes së ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Letërnjoftim. Për të votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa deputetët e BDI-së u prononcuan se për të nuk do të votojnë as në leximin e dytë, për miratimin e të cilit nevojitet shumicë e dyfishtë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dhe Roza Topuzovska Karevska, konsiderojnë se nevojitet edhe njëherë saktësimi i ndryshimeve.

Siç sqaroi Anasatasija Ilieska sekretare shtetërore e MPB-së me ligjin e propozuar parashikohet, midis të tjerave, kërkesa për lëshimin e letërnjoftimeve të parashtrohet në njësinë kompetente organizative të MPB-së, sipas vendit të qëndrimit.

“Gjithashtu, me ndryshimet e parashikuara ligjore dhe plotësimin e ligjit parashikohet mundësia e parashtrimit të kërkesës dhe marrja e letërnjoftimit të bëhet në mjediset jashtë ga ambientet e MPB-së, ku qytetari do të duhet që të paguajë kompensim të caktuar për shërbimin e kryer”, tha ajo.

Me ndryshimet ligjore dhe plotësimet parashikohet që detyrimet për qytetarin gjatë çdo kërkese të parashtruar për zëvendësimin e letërnjoftimit të parashtrojë dokument mbi bazën e të cilit ka parashtruar vendbanimin. Kjo nënkupton që qytetari për çdo parashtrim të kërkesës për zëvendësimin e letërnjoftimit do të parashtrojë dokumentin juridik mbi bazën e të cilit ka marrë të drejtën për paraqitje të vendbanimit, respektivisht parashtrimin e argumentit për pronësi, shtëpi me qira, shërbim etj.

Pikërisht kërkesa e këtij dokumenti për pronësi, sipas koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi, mund të shkaktojë pasoja politike dhe për këto arsye partia e tij nuk do të përkrahë ligjin.

“Nga dy milionë njerëz do të kërkohet edhe një dokument që të konfirmohet vendbanimi”, tha Xhaferi.

Deputetët Roza Topuzovksa Karevska dhe Kenan Hasipi treguan rrezikun e keqpërdorimeve të mundshme të letërnjoftimeve dhe dhënien e tyre të dyfishtë duke pasur parasysh se ndryshimet parashikojnë që ato të jepen në vendet ku qytetarët mund të qëndrojnë. Gjithashtu duhet që të saktësohet edhe një herë se ku do të bëhet dorëzimi i letërnjoftimeve.

Në pajtim me atë që teksti duhet të saktësohet dhe një herë me amendamente janë edhe deputetet Svetalana Jakimovsa dhe Silvana Boneva.

Ligji, sipas Tupozovska Karevskës, nuk ofron zgjidhje të qëndrueshme dhe ka terme të gjera dhe të pasaktësuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button