fbpx

Kur të kesh pak kohë,shiko veten në pasqyrë…

Çdonjëri nga ne sikur të merr guximi dhe të shikojë fytyrën e tij në pasqyrë, të shikojë atë pjesën e vet që gjendet nën lëkurë, për disa sekonda të kalojë disa epizoda të jetës së vetë si”një metrazh të shkurtër filmi ” nëpër sy do e kuptoj sa shum ka gabur kur ka marr guximin ti korigjoj të tjerët, në momentin që x-personat vetëm se kanë kuptuar më rëndësin dhe pasojën e gabimit të vetë. Jemi shembulli ma i mirë mbi tokë si popull më pasiv,më injorant,më multikultural…!!!

Të nxjerrim nga ky rreth personat në mosh të shtyr,sepse mund të justifikohen me faktin se kanë jetuar në varfëri,sundim,pa kushte,etj etj. Deri diku jam dakord për këto gjëra,por jetojm në shek 21,kemi teknologji që sna duhet me e lujt vendin nga ku jemi ulur,jemi në gjendje me anë të dy gishtave të rregullojm çdo punë edhe atë pa u lodh,duke ndejtur ulur,kena mundësin për shkollim dhe shum kushte tjera që gjeneratat para nesh nuk i kan pas,jemi me mend në kok për të logjikuar pak veprimin tonë,fjalën që delë nga goja. Pse duhet ti shkaktojm dikuj dhimbje që nuk do kishim dasht tjerët të na e ken shkaktuar neve?! Kemi shum gjëra pozitive, kushte që na e lehtësojn jetën neve,por me gjithë atë mentaliteti jonë është edhe ma i ulët se sa mentaliteti i të parëve!!! Të paktën ato aqë sa kanë mundur kanë punu,e na çka po bëjm?!!!! “Kush çka bëri”,”Kush çka tha”?’!

Ka për çdokënd një arsye pse gjindet mbi tokë,por duhet punë për ta kuptuar atë. Sikur atë kohën që enteresohesh për jetën e tjetërit ta harxhosh për jetën tënde gjithëçka do të ishte ndryshe.! Por jo neve na pëlqen të shikojm njollat e tjerëve, në ndërkohë që njollat tona janë të dukshme edhe prej në hënë me i shiku! Të gjithë gabojm dhe do të vazhdojm të gabojm, kjo është mënyra e vetëme për ta kuptuar që jemi gjallë. Megjithëatë më falni, por nuk kam dëgjuar se egzistojnë enëgjuj mbi tokënë në formë njeriu,të gjithë në një mënyr jemi fajtor për diçka,vetëm se jemi aqë injorant saqë nuk e kuptojm se duke korrigjuar gabimet e tjerëve ne futemi në fundërinën e mëkatit të ardhëshëm dhe të mirëpritur nga ana jonë,kuptohet!!! Shiko veten,sepse aqë i dobët je saqë po të vazhdosh edhe disa momente ma gjatë të shikosh fytyrën tënde në atë pasqyr do vjellësh nga gërrdia. Sa keq apo? Në çfarë përbindëshi e shëndrojm veten duke bërë veprime të cilat i dim se janë dëmshme, por me gjithë atë kënaqemi kur i praktikojm!!! Mëkat për të gjithë ne….

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button