Cili mund të jetë burri ideal?

Një studim i Jacamo, një firme britanike veshjesh për meshkuj, ka nxjerrë në dukje që kur vjen puna te një partner afatgjatë, 72 për qind e femrave në Britani pëlqejnë një mashkull me pamjen e djalit të mirë në vend të hamshorit joshës.

Studimet zbulojnë një përfundim tjetër të papritur:

“Ndërsa burrat mendojnë që burri ideal për femrat ka flokët e Justin Bieber, fytyrën e Gerard Butler-it, krahët e Hugh Jackman, barkun muskuloz të David Gandy-t dhe këmbët e depiluara të Cristiano Ronaldo-s, përgjigjet e femrave kanë treguar të kundërtën, që ato tërhiqen nga meshkujt e zakonshëm.”

Duke gjykuar nga rezultatet e studimit, burrat edhe një herë, kanë vërtetuar që ata nuk e kanë idenë çfarë duan gratë.

Në të vërtetë, gratë në Britani lënë kokën pas flokëve të Prince Harry-t dhe flokët e komedianit James Corden, sipas studimeve.

Imazhi  mbështetet në rezultatet e studimit dhe krahason sesi burrat dhe gratë e shohin idealin e gruas me pjesë.“Burrat me trupa të tonifikuar, vlerësohen fillimisht si tërheqës, por është burri që me pak tule rreth mesit fiton në fund,” pohohet në deklaratën për shtyp të Jacamo.

Ndryshimi ndërmjet asaj që burrat mendojnë që duan gratë dhe çfarë gratë duan në të vërtetë, hedh dritë mbi vetëbesimin që kanë burrat për trupin e tyre, shkruan revistaclass. Studimi sugjeron që 62 për qind e burrave në Britani janë ende të bindur që gratë do pëlqenin një burrë me “pamje gladiatori” dhe shumë vuajnë “shkulmë ankthi kur nuk përputhen me këtë imazh”.

Kush tha që shqetësimi për trupin është vetëm çështje e grave dhe vajzave? /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button