Ja pse vegjetarianët jetojnë më gjatë

Vegjetarianët janë personat të cilët duke qenë se nuk konsumojnë mish, ato janë më të mbrojtur nga rreziku i sëmundjeve të ndryshme. Studimet tregojnë se personat vegjetarianë kanë një jetë më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë.

Disa nga arsyet pse personat që nuk konsumojnë mishin jetojnë me gjatë janë:

Humor më i mirë

Nga një kërkim i bërë në 2012, u vu re se personat me një dietë vegjetariane kishin një humor më të mirë se pjesa tjetër.

Rrezik më i ulët nga sëmundjet e zemrës. Vegjetarianët janë 32% më pak të rrezikuar për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

Rrezik më i ulët ndaj kancerit

Janë studiuar versione të ndryshme të dietave vegjetariane nga një universitet në Kaliforni dhe është zbuluar që këto dieta kanë shumë benefite. Vegjetarianët kanë rrezik më të ulët për kancerin, sidomos për llojet më të zakonshme të kancerit ndërmjet grave, si kanceri i gjirit.

Rrezik më i ulët ndaj diabetit

Dietat vegjetariane nuk kurojnë diabetin,por ato ulin rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje, pasi ndihmojnë në ruajtjen e peshës dhe përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak.

Më pak të rrezikuar nga mbipesha

Vegjetarianët përgjithësisht janë më të dobët se personat që konsumojnë mish, dhe ata kanë nivel më te ulët kolesteroli si dhe indeks të masës trupore (BMI) më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button