Lunacek: Njiheni Kosovën, qytetarët atje ndjehen të burgosur

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek i ka ftuar edhe një herë pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë sa më parë dhe mos ta bllokojnë rrugën kosovare drejt BE-së.

Deputetja austriake ka theksuar se Kosova pas shtatë vitesh edhe më tej e ndjen se si nuk është e mirëseardhur në Bashkimin Evropian, transmeton Indeksonline.

Lunacek i ka ftuar autoritetet në Kosovë që të bëjnë më shumë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve sociale për jetë më të mirë të qytetarëve të saj në mënyrë që të ulet numri i emigrantëve në Evropën Perëndimore dhe ta përshpejtojë zgjidhjen e çështjes së liberalizimit të vizave.

“Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës të cilët ndjehen të burgosur dhe të izoluar”, ka deklaruar ajo. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button