Kumanova ishte me fat për Shkëndijën

Me fat ka dalë të jetë edhe stadiumi i Kumanovës për skuadrën e Shkëndijës, e cila shkaku i renovimit të stadiumit të qytetit në Tetovë ndeshjet e radhës do ti luajë në këtë fushë.
Shkëndija ka shënuar fitore me vlerë ndaj Pelisterit duke e mundur këtë të fundit me rezultat 2:0. Skuadra kuqezi nga Tetova ka shënuar nga një gol në secilën pjesë, fillimisht Kirovski (56’) dhe më pas Zhunior (90+2), kështu Shkëndija ka mbajtur hapin me konkurrentët e saj për titull, Vardarin dhe Rabotniçkin. Në ndeshjen tjetër, Sileksi me 3:1 mundi Teteksin, me çka më në fund u kompletua xhiroja e 19-të. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button