Peterle: Akuzat ndaj Zaevit nuk do të ulin tensionet edhe ashtu në rritje mes partive

Euro deputeti slloven Alojz Peterle i cili është bashkëkryetar i Komitetit të përbashkët mes Parlamentit të Maqedonisë dhe PE-së, thotë se akuzat ndaj liderit të opozitës Zoran Zaev nuk do të kontribuojë për uljen e tensioneve edhe ashtu të larta mes partive politike.

“Akuzat ndaj Zoran Zaevit se rrënon rregullimin kushtetues të Maqedonisë nuk është në dobi të qetësimit të shpejtë të tensioneve tash më të ngritura mes partive politike”, thotë Peterle në reagimin e tij.

Peterle ka qenë kryeministri i parë i qeverisë së parë demokratike të Sllovenisë pas pavarësimit.

Ai shpreson se për të mirën e Maqedonisë do të ulen tensionet dhe se do të arrihet marrëveshje mes liderëve të partive në nivel politik që të mundet parlamenti të jetë plotësisht reprezentativ dhe krejtësisht funksional.

Peterle kërkon nga gjithë aktorët politik që të kuptojnë se partia është e ndarë nga shteti dhe se këto janë dy punë të ndryshme dhe kjo patjetër të respektohet ashtu si edhe procedurat gjyqësore të pavarura.

Lajme të ngjashme

Back to top button