Thaçi: Nuk më bëjnë përshtypje bisedat e montuara të Zaevit

Lideri I PDSH-së, Menduh Thaçi e ka vlerësuar inçizimin e mbrëmshëm ku dëgjohet biseda e tij me Sasho Mijallkovin, një punë dhe bisedë të montuar dhe se nuk i bënë kurrfarë përshtypje.

I pyetur se sa është autentike ky incizim, Thaçi tha”

“Sa është autentik Zaev si maqedonas aq është autentik edhe biseda. Njerëz qesharak të cilët asgjë nuk nxjerrin për BDI-në, për korrupsionin, për kriminalitetin dhe punë të tjera, nëpërmjet një bisede të montuar dëshirojnë të krijojnë shqetësime tek shqiptarët”, thotë Thaçi.

Ai paralajmëron se lufta politike do të vazhdojë deri në vdekje, ndërsa anëtarëve të LSDM-së u porosit që të përgatitur që edhe 50 vjet të qëndrojnë në opozitë.

Në raport me krejt aferën e përgjimeve, Thaçi tha se në Maqedoni përveç PDSH-së çdokush dikë e ka përgjuar dhe të gjithë janë të përfshirë në këtë aferë.

“Këto afera dhe këto dokumente çdoherë dalin jo të sakta. Nuk ka dilema se përgjimi është bërë nga Brenda, nuk ka dilema se ka ndërhyrje nga jashtë dhe nuk ka dilema se ata që i kanë gjetur këto incizime tashmë bëjnë ndërhyrje në bisedime”, tha Menduh Thaçi.

Ai tha se vetëm BDI dhe Ahmeti që kanë pakt me dhe marrëveshje me Zaevin që të mos u nxjerr asgjë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button