Skender Asani takoi ambasadorin e Izraelit në Maqedoni

Sot drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,  Skender Asani, kishte një takim pune me ambasadorin e Izraelit në Maqedoni, Dan Oryan.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 72 vjetorit të deportimit të hebrenjve nga Maqedonia, në kampin e përqendrimit Treblinka.

Me këtë rast, ambasadori Oryan theksoi kontributin e disa familjeve shqiptare në shpëtimin e hebrenjve nga Shkupi e më gjerë. Ai po ashtu ofroi mbështetje për aktivitetet e ITSHKSH-së, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të popujve të këtyre trevave.

Edhe drejtori Asani u shpreh se ITSHKSH, do të vazhdojë që të nxjerr në pah vlerat autoktone të popullit shqiptar, siç është edhe virtyti i besës ndër shekuj

Lajme të ngjashme

Back to top button