Interpretimi dhe abuzimi me dalimet fetare per qellime politike

Eshtë mosmirënjohje historike të dëgjosh kohët e fundit edhe përshpëritjet më të vogla të pazeshme të bazuara ne broçkulla fetare, me të cilat synohet armiqësimi i popullit tonë shqiptar me vëllaun tonë të madh-SHBA. Interpretimi i gabuar i Kur’anit të shenjtë dhe nderlidhja e tij me aktualitet globaliste gjeostrategjike dëshmon mungesën e njohjes elementare teoriko-shkencore  së porosive te librit te Shenjte të fesë muslimane.

Nga ana tjetër, duke e analizuar hapërimin tone historik përplot vuajtje dhe shkatërrime nga pushtimet e vazhdueshme të liderëve të popujve fqinjë të Ballkanit, të cilet poashtu janë udhëhequr nga indoktrinimi masiv i popullatës me filozofi fetare ortodokse, të gershetuar me nacionalizmin sllavo-helenist nga njëra ane dhe me progresivizmin otoman islamist nga ana tjetër, s’mund të mos rikujtohemi se feja nuk është shfrytëzuar, për fat të keq, për të bërë vepra të mira, për ta adhuruar dhe për t’iu lutur Zotit që të na udheheqë në rrugen e tij të vërtetë.

Të thirresh sot në pjesëmarrje në luftëra dhe kryqëzata fetare në vende të largëta, ku nuk luftohet për përhapjen e fesë muslimane (pasi që të gjithë janë tashmë muslimanë), por për rrëzimin nga pushteti të nje regjimi dhe zëvendësimin e tij me një tjetër, don të thotë të bësh njësoj siç na kanë bërë neve të tjerët në shekullin e kaluar!

Të nxisësh sot urrejtje dhe hidhërim ndaj atyre që të vetmit na dolën zot në rrugën tonë te çlirimit dhe të ndërtimit të shtetit nacional shqiptar, atëherë kur të tjeret na e deshironin shfarosjen dhe zhdukjen nga faqja e dheut, nuk është gje tjeter veçse të vihesh në mënyrë të pavetëdishme ne shërbim të atyre që kurrë s’na e kanë dashur të mirën! Kujt i shërben një njollosje e tillë e sakrificave të atyre që pa kurrefare borxhi apo obligimi dhe në emër të humanizmit na shpëtuan nga kthetrat e djallëzuara pushtuese të ‘zullumqarëve’ sllave, të cilët poashtu i manipulonin ndjenjat e njerëzve të thjeshtë dhe pafajshëm, me faktin se kinse i mbronin kishat e paraardhesve të tyre?!

Të vrasësh është e ndaluar nga çdo fe eksistuese moderne e sidomos nga mësimet e Librit tonë te Shenjtë Kur’anit, përveç nëse je i detyruar ta shpëtosh jetën dhe familjen tende në pragun e shtëpisë. Cdo nderlidhje dhe ngjasim me obligimet e atëherëshme fetare të perkrahesve te te Dërguarit dhe Lajmëtarit të fundit të fjalës ë Zotit të Madherishem dhe te Meshirueshem, me aktualitetin tonë modern është jo vetem i pavend dhe i pabazuar në porosite e Pejgamberit A.s. por është edhe dashakeqase dhe helmuese. (Kur’ani, botimi i fundit ne maqedonisht).

Ne rrethanat aktuale nuk është aspak fjala per përhapjeen e fesë se islamit, pasi që keto popuj që janë të prirur të vrasin në emër të fesë, nuk por përkundrazi i keqinterpretojnë mesimet e Kur’anit për ‘xhihadin’, duke u premtuar ‘hyrjen e merituar ne xhehnet apo parajsë, ashtu siç premtonin autoritetet kishtare katolike për t’u flijuar nëpër kryqëzata ne vende të largëta në emër të Zotit dhe për mbrojtjen e djepit te krishterizimit-Jeruzalemit. Vetëvrasja (e cila eshte e ndaluar me fe), ne emer te fesë dhe njëkohësisht vrasja e civilëve dhe njerëzve të pafajshëm të fesë tjeter, nuk është e arsyetueshme në asnjë hadit dhe nuk ekziston në asnjë fjali ntë Kur’anit xh.sh., dhe çdo analogji me kohën e Muhamedit a.s. është vetëm një keqintepretim dhe abuzim i rradhes i mësimeve fetare për qëllime të politikës ditore.

Edhe porositë e Jezu Krishtit për paqe dhe thënia e tij e famshme: çka është e Cezarit jepjani atij, dhe çka është e Zotit jepjani atij” (Bibla) dhe “hakmarrja është vetëm e Zotit” si pergjigje ndaj klithjeve të shokeveë te Judës për kryengritje dhe çlirim me përdorimi të dhunës, jane argumenti më i fuqishem se zoti nuk e don luftën, dhe nuk i don luftënxitësit e a.q. zullumqarët, pa marrë parasysh perkatësineë nacionale apo fetare. Zgjidhja e konflikteve me dialog dhe mjete paqësore është abetarja e politikës paqësore dhe humanizmit në përgjithësi.

Nuk ka asnjë arsyetim t’ia marrësh jetën dikujt në emer të zotit dhe fesë, të mbjellësh urrejtje ndaj të gjithë të tjerëve vetëm për shkak të diversitetit dhe dallimeve racore, nacionale apo fetare. Fundja te gjithe njerëzit e çdo race dhe feje janë fëmijë te zotit, sepse nëse ai ka dashur të krijojë llojllojshmeërinë dhe laramaninë si te kafshet ashtu edhe tek njerëzit, asnjë njeri dhe popull në rruzullin tokesor nuk është i thirrur ta kontestojë dhe ndryshojë këtë por vetëm ta respektojë këtë si vullnet hyjnor dhe pasuri të gjithë njerëzimit.

Te hedhësh sot helm dhe vrer ndaj Mikut tonë më ë madh që na eshte gjindur pranë një shekull të tërë, jo vetëm që na bën mosmirënjohës dhe jofalemnderues, por edhe na largon nga rruga e vërtetë e Zotit, i cili na porosit të jemi humanistë, te bëjmë vetem vepra të mira dhe të lutemi, t’ua kthejme me te mirë atyre që na bëjnë mire, dhe të rrijmë larg nga zullumqarët dhe njerëzit e dhunshëm, nga jobesimtarët dhe nga ata qe nuk dijnë t’i përmbahen fjalës së dhënë dhe janë larguar nga rruga e vërtetë e Zotit, duke ia lëne Zotit t’ua jep atyre ‘shpërblimin’ e merituar.

Nga ana tjetër, mjafton të hedhim një veshtrim në historikun e vendeve perëndimore dhe të shohim se çfarë luftërash të pergjakura janë bërë jo vetëm ndermjet popujve të ndryshëm, por edhe ndërmjet veti, të inspiruara nga reformatorët jakobine, kalvinistë dhe luterianë gjegjësisht luftërat fetare ndërmjet protestantëve dhe katolikëve dhe si kanë perfunduar teë njejtat. Çfarë çmimi kane paguar njerezit e thjeshte nga luftërat civle për imponimin e vullnetit fetar të njërit ndaj tjetrit edhe ate mu në zemër të Europes?! Cili ishte epilogu i këtyre luftërave përvec vetëdijësimit për domosdoshmerinë e respektimit të diversitetit fetar dhe besimeve te ndryshme fetare, sepse fundja të gjitha këta janë ne thelb besime monoteiste dhe besojnë ne një zot por secili në menyren e vet.  (Historitë e popullit francez, anglez dhe gjerman në shek.XV dhe XVI).

Jo rastësisht, falë ketyre fërkimeve historike, edhe populli shqiptar në gjirin e vet ka besimtarë të feve të ndryshme. Por vetëm populli shqiptar mund të jetë krenar dhe ta mbajë kokën lart, dhe t’u lavdërohet të tjereve, se pjesetarët e tij s’kanë bere kurrë luftëra të pergjakshme per dominimin dhe imponimin e njerës fe mbi tjetrën, edhe atë si në rrafshin brendakombëtar, ashtu edhe kundër pjesetarëve të popujve të tjere fqinj. Edhepse si popull gjate histories kemi pësuar imponime dhe transformime të ndryshme fetare, ne kurrë s’e harruam se mbi të gjitha jemi një komb që flasim një gjuhë dhe që besojme në një Zot, por në mënyra të ndryshme. Kjo kurrë s’na ka kthyer kundër njerit tjetrit, sepse ne kemi qenë njekohesisht gjenetikisht mendjehapur ndaj të resë, por edhe tradicionalisht tolerantë dhe respektues ndaj të vjetrës.

Mu kjo na dallon dhe na lartëson nga të tjerët dhe dëshmon se kemi qenë shumë me besimtarë, dhe me te qytetëruar madje edhe se popuj që sot janë ndër më të perparuarit në Europe dhe më gjerë. Parimi bazë i kësaj tolerancë fetare, te cilën do të parapëlqenim ta quanim ‘bashkëjetesë fetare qëndron në faktin që ‘ashtu siç nuk duam që dikush të na përzihet dhe imponojë vullnetin e vet në përzgjedhjen e lirë të besimit, njekohesisht nuk ia lejojmë vetes që tjetrit t’i ndrhyjmë ne vullnetin e vet”.

Madje edhe fjala ‘tolerancë fetare’ nuk ështe krejtësisht e  qëlluar, sepse fjala tolerancë nënkupton që më i forti e lejon më të dobëtin në praktikimin e besimit, edhepse nuk e pëlqen shumë këtë. Fjala më adekuate do të ishte bashkëjetesa apo koekzistenca fetare, sepse me këtë nenkuptohet barazia fetare dhe respekti i tjetrit për besimin e vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button