Zaev në pyetje në prokurori, nuk jep detaje nga procedura

Lideri i LSDM-së ka theksuar se në interes të hetimit nuk do të jep detaje lidhur me procedurën që udhëhiqet nga Prokuroria.

“Do të flas gjatë procedurës dhe nuk do ta shfrytëzoj të drejtën time për heshtje”, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili sot ishte thirrur në pyetje nga Prokuroria publike për kriminalitet të organizuar dhe korrupsion, lidhur me rastin Puç.

“Një numër i madh i të punësuarve në prokurori janë njerëz të ndershëm, një numër i vogël janë nën presion dhe bashkëpunëtorë të qeverisë në pushtet për vepra të paligjshme”, theksoi Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button