“Plenumi i arsimtarëve”: Pllakatet me emrat e fëmijëve janë shprehje e urrejtjes

Plenumi i arsimtarëve” në mënyrë më të ashpër dënoi pllakatet e vendosura në disa qytete me përmbajtje ofenduese dhe me emra të nxënësve që kanë qenë aktiv në protestat e shkollave të mesme.

“Këto ditë në disa qytete të vendit, Shkup, Kumanovë dhe Manastir, u paraqitën pllakate me përmbajtje ofenduese dhe me emrat e nxënësve që kanë qenë aktiv gjatë ngjarjeve lidhur me protestat e shkollave të mesme, të organizuara për shkak të miratimit të lëndës së matematikës si lëndë obligative gjatë maturës shtetërore. “Plenumi i arsimtarëve” me tmerr dhe indinjatë, ashpër reagon për këtë shkelje të madhe për të drejtat e lirisë së nxënësve, aq më shumë se bëhet fjalë për fëmijë të ekspozuar në etiketim të palejuar publik si”tru” të operacionit në të cilën me vullnet dhe argumente është përfshirë një masë e madhe e nxënësve të shkollës së mesme në më shumë qytete të vendit”, thuhet në njoftimin e “Plenumit të arsimtarëve”.

Nga “Plenumi  i arsimtarëve” bëjnë thirrje për reagim urgjent nga institucionet kompetente, prej të cilëve presin të dalin me dënim publik për këtë akt.

“Reagimi i ““Plenumit të arsimtarëve” është i arsyetuar dhe me shqetësimin i cili del nga fakti se këto pllakate, të shpërndara nëpër shkollat dhe të ngjitura nëpër dritaret dhe shtyllat në disa qytete të vendit, në esencë, janë shprehje e urrejtjes dhe është obligimi jonë dhe i institucioneve që, gjithashtu, fëmijët të merren në mbrojtje dhe procedura me të cilën i eksponohen etiketimit publik të dënohet”, thonë nga “Plenumi  i arsimtarëve”.

Lajme të ngjashme

Back to top button