Çfarë do të thotë Qeveri kalimtare dhe ku ekziston ajo?

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë paraqitjes së djeshme në Sallën Universale, kërkoi dorëheqje nga qeveria e Gruevskit dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do të krijonte kushte për zgjedhje demokratike.

Çfarë në fakt është qeveria kalimtare? Edhe pse në botë ka më shumë definicione për këtë ( qeveri në tranzicion, qeveri të përkohshme, qeverie teknike ) e përbashkët për të gjithë këto është se janë qeveri kalimtare që kanë mandat për qëllime të përcaktuara në mënyrë rigoroze.

Një definicion i përgjithshëm e i pranuar për qeverinë kalimtare është se bëhet fjalë për qeveri  e cila përkohësisht vendoset që të përgatitet rruga për qeveri të vazhdueshme.

Për shembull, kur u rrëzua Sadam Huseini në Irak, SHBA-të formuan qeveri kalimtare në vend që të mbikëqyrin përpilimin e kushtetutës së re dhe që të mbahen zgjedhje për qeveri të re të vazhdueshme.

Faktikisht, qeveri kalimtare është rast urgjent kur krijohet një boshllëk politik.

Kjo qeveri nuk merr mandat në zgjedhje, por vendoset në përputhje me fuqitë kryesore politikë të një shtetit. Është e mundur që kjo qeveri të formohet edhe me ndërmjetësim me komunitetin ndërkombëtarë.

Në përbërjen e vet ka ekspertë, të cilët nuk janë të lidhur me parti dhe të cilët do të kishin vetëm një cak- t’i organizojnë zgjedhjet e ardhshme.

Historia e qeverive kalimtare ka rrënjët nga koha e revolucioneve në Evropë, kah mesi i shekullit 18 ndërsa janë quajtur edhe si qeveri liberale, të formuara që të përgatitet shteti për zgjedhje.

Një prej qeverive më të mëdha kalimtare është qeveri e përkohshme ruse pas Revolucionit të tetorit në vitin 1917.

Këto qeveri janë të njohura nëpër botë, edhe pse kjo më rrallë ndodh në Evropë. Shembulli i fundit i qeverisë kalimtare apo teknokratike në Evropë është ai i Italisë dhe Greqisë, që u formuan për ta tejkaluar krizën ekonomike.

Në botë qeveritë e njohura kalimtare (që kryesisht krijohen në krahina me përleshje të përgjakshme ndëretnike) kishte në Somali në vitin 2012, që u pranua në nivel ndërkombëtarë, në Kongo prej vitit 1998 deri 2003 dhe në Etiopi në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button