VMRO – DPMNE nuk i dëgjon kërkesat e opozitës për qeveri kalimtare

VMRO – DPMNE, nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me kërkesat e liderit të LSDM-së Zaev, për dorëheqjen e kryeministrit Gruevski dhe Qeverisë së tij.

Në komunikatën e mbrëmshme, VMRO-ja theksoi se LSDM-ja vazhdon me skenarin e urdhëruesve të tyre, për ardhje në Qeveri pa përkrahjen e popullit, por nuk i komenton kërkesat për formimin e Qeverisë kalimtare. Zaev kërkoi mbrëmë dorëheqjen urgjente të kryeministrit Gruevski dhe kabinetit qeveritar, për shkak se sipas tij, dëshmitë e publikuara në dy bombat e fundit të opozitës, kanë zhveshur legjitimitetin e Qeverisë. LSDM-ja kërkon Qeveri kalimtare që do të organizonte zgjedhje të lira dhe demokratike, pjesë e së cilës nuk duhet të jetë asnjëri për të cilin ekzistojnë dëshmi se është i përfshirë në krim dhe korrupsion. Zaev kërkon dorëheqje edhe nga Prokurori Publik Marko Zvërlevski, transmeton Alsat.

“Prej këtu nuk ka kthim prapa. Kjo Qeveri nuk ka më legjitimitet. Kjo Qeveri nuk është më Qeveri e Maqedonisë. Nga kjo foltore, në emër të LSDM-së dhe në emër të partnerëve të koalicionit, kërkoj që Qeveria e Nikolla Gruevskit menjëherë të japë dorëheqje, Prokurori Publik Marko Zvërlevski menjëherë të japë dorëheqje, ekipi kryesues i RTVM-së menjëherë të japë dorëheqje. Kërkojmë të formohet format i Qeverisë kalimtare e cila do të ketë mandat ti sigurojë kushtet elementare për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike në Maqedoni”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së

Lajme të ngjashme

Back to top button