Incident para AutoMaqedonisë (VIDEO)

Është parandaluar një incident para Automaqedonisë. Qytetarët e ndërtesave përreth janë të revoltuar sepse vlerësojnë se këtu nuk ka vend për garazh në kate.

Investitori “Nikofon” e ka rrethuar hapësirën ndërsa në furgonin e kompanisë ka vendosur kamera.

turkanicaAvtomakedonija-2

Qytetarët ishin të revoltuar pse ishin të xhiruar. Banorët kanë dorëzuar padi në MPB, pasi që u është ndaluar lëvizja e lirë dhe njëherit janë incizuar pa autorizim nga ana e “Nikofon”.

Qytetarët ankohen se u është uzurpuar hapësira dhe u është pamundësuar lëvizja e lirë para banesave.

Lajme të ngjashme

Back to top button