Fazliu: Falsifikimet dhe montazhet metodë e punës së LSDM-së

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu në konferencën e sotme për shtyp, deklaroi se PDSH-ja hapur ka votuar kundër LSDM-së në KSHZ.

“Konstruksion i tërësishëm i bisedës, marrja e fjalëve nga një bisedë dhe futja në një bisedë tjetër është metodë e njohur e montazhesh në punën e lidhjes komuniste, e më pas LSDM-së prej te Rankovici, Gligorovi, Cërvenkovski e deri tek ky Zaevi dhe zorrëve politike”, tha deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.
Fazliu tha se PDSH në mënyrë transparente ka votuar kundër LSDM-së në Komisionin Shtetëror Zgjedhorë pandërprerë, ashtu siç ka votuar përherë dhe pandërprerë LSDM pro BDI-së dhe anasjelltas.

“Me votimin PRO prishjes së zgjedhjeve në Strumicë, ne siguruam procesverbalet për falsifikimin e zgjedhjeve nga ana e BDI-së në Çair dhe që për herë të parë një falsifikim u konstatua nga një organ shtetëror”, tha Bekim Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button