Drejtoresha e shtëpisë së fëmijëve nuk mohon bisedat me Mile Janakievskin

Drejtoresha e shtëpisë së fëmijëve pa prindër “11 tetori”, Ristenka Atanasova nuk e mohon incizimin e prezantuar nga LSDM-ja dhe nuk mendon se është e montuar, transmeton Nova.
Atanasova vlerëson se nuk ka asgjë kontestuese në bisedën me ministrin Mile Janakievski, ku bisedojnë për fëmijët që do të votojnë në zgjedhjet.
“Në biseda nuk thuhet se fëmijët do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, por që të dalin në votime që është e drejtë e tyre kushtetuese, ndërsa ne u ndihmojmë financiarisht që të vijnë të votojnë”, tha drejtoresha Atanasova.

Lajme të ngjashme

Back to top button