Jankullovska: Zaev ballafaqohet me dyshime serioze për vepër të rëndë penale

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska ka sqaruar mos arrestimin e liderit të Opozitës Zoran Zaev edhe pse ndaj tij janë ngritur dy padi penale.

Secili rast në vetë është i veçantë sipas karakteristikave dhe ne bëjmë vlerësimin dhe analizën në raport me situatën konkrete”, deklaroi Jankullovska.

Jankullovska karakterizon akuzën ndaj Zevit si një rast klasik të korrupsionit.

“Vepra ka qenë objekt i shqyrtimit për një kohë të gjatë. Në vitin 2013 i dëmtuari ka  shtruar veprën në Prokurori dhe më pas me urdhër të tyre janë ndërmarr aktivitete zyrtare për sigurimin e dëshmive”, tha Jnkullovska.

Jankullovska deklaroi se opozita, respektivisht lideri i saj Zoran Zaev ballafaqohet me dyshime serioze për kryerjen e veprave të rënda penale dhe kryen aktivitete që janë në kundërshtim me rregullat ivën Ligjore në Maqedoni.

Lidhur me kërkesën e qeverisë që ajo të jap dorëheqje, Jankullovska deklaroi se opozita çdo  herë ka pasur të drejtë legjitime që të kërkojë dorëheqjen e qeverisë dhe të funksionarëve të caktuar. Sipas saj procedura për të kërkuar dorëheqjen është institucionale dhe ajo shkon nëpërmjet Parlamentit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button