Chelsea optimist, Bayerni favorit

Chelsea duket i bindur për të kaluar më tej pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Paris. Skuadra e Jose Mourinho vjen në këtë ndeshje pasi ka fituar Kupën e Ligës, ku mundi Totenhemin në finale. Gjithsesi portugezi po përpiqet ta fokusojë skuadrën e tij tek përballja e mbrëmjes së sotme.

Mourinho shtoi se në krahasim me ndeshjen e parë duhen bërë disa ndryshime, pasi skuadra e tij nuk ishte shumë agresive. “Jam befasuar nga takimi i parë në Paris, pasi një skuadër si ata, me aq shumë elementë të mirë shkaktuan aq shumë ndërhyrje të parregullta. Nga ana tjetër, nuk i lejohet një skuadre të Premier League të pësojë presionin e një skuadre tjetër”, përfundoi Mourinho.

Nga ana tjetër, edhe Laurent Blanc e ka përgatitur skuadrën e tij për një kualifikim të mundshëm për në çerekfinale, duke u kërkuar lojtarëve të jenë më kërkues në sulm. PSG vjen në këtë ndeshje pas fitores 4:1 ndaj Lensit. Një vit më parë, kur skuadra franceze u eliminua nga Chelsea, nuk kishte në dispozicion Zlatan Ibrahimoviç, por suedezi tashmë është i gatshëm, dhe ashtu si në ndeshjen e parë, mund të jetë protagonist i kësaj ndeshjeje.

Në takimin tjetër mes Bajernit dhe Shakhtarit situata duket më e thjeshtë për gjermanët. Pavarësisht barazimit 0:0 në ndeshjen e parë, Guardiola është i bindur se i kanë të gjitha shanset për të kaluar për në çerekfinalen e Ligën e Kampioneve.

Në këtë ndeshje, Bajernit do t’i mungojë Xabi Alonso, i cili u penalizua me të kuq në ndeshjen e parë.

Dy ndeshjet zhvillohen në kohën e zakonshme të garave të Ligës së Kampioneve, me fillim në orën 20:45.

Lajme të ngjashme

Back to top button