Han: Pavarësisht burimeve, pohimet e Zaevit duhet të hetohen

Porosi, shqetësim dhe paralajmërim deri te qeveria dhe opozita në Shkup janë dërguar nga mbledhja e mbrëmshme e Parlamentit Evropian, ku është biseduar për raportin e  përparimit të Maqedonisë në procesin integrues drejtë BE-së.

Komisari për zgjerim Johanes Han, ka shprehur shqetësimin e madh të Komisionit Evropian për gjyqësinë selektive, problemin me lirinë e fjalës dhe mungesën e dialogut të cilët vetëm janë ashpërsuar nga kriza aktuale.

Han theksoi se gjatë vizitës së tij në Maqedoni u ka rekomanduar të gjithë liderëve politik se po luajnë me ardhmërinë e vendit. Ai potencon se pa marrë parasysh burimin e informacioneve të Zaevit ata duhet seriozisht të hetohen nga institucionet.

“Pavarësisht të burimeve të përgjimeve që duhet të hetohen, të gjitha keqpërdorimet që zbulohen nga përmbajtja e bisedave duhet patjetër që të hetohen dhe të ndërmerren masa adekuate”, tha Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Duhet te futen te gjithe zyrtaret e qeverise nen masa hetuese, pasi kane bere vepra kriminale!

  2. Mos rrini dhe ju te Evropes dhe SHBA-se duarkryq, duhet ndihme dhe beteje kundrejt ketij sistemi te erret politik!

Back to top button