Janë gjetur gjashtë migrantë ilegal në Maqedoni

Në një automjet transportues mbrëmë në afërsi të fshatit Mërzenc janë gjetur gjashtë migrantë ilegal.

“Mbrëmë në orën 18:50 nëpunësit policor të VK Bogorodicë në vendin Avlak në autostradën Gjevgjeli­Shkup në afërsi të fshatit Mërzenc e kanë ndalur automjetin ‘Ford’, të drejtuar nga S.S. (32) nga fshati Kondovë, të Shkupit dhe në të kanë zënë gjashtë migrantë ilegal”, kumtoi sot MPBja. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të parashtrohet padi adekuate.

Lajme të ngjashme

Back to top button