Kureshtja shqiptarëve ndaj bombave të Zaevit mllefi i një dekade politike

Kureshtja e shqiptarëve ndaj bombave të Zaevit është  mllefi i akumuluar me vite, ndaj nepotizmit, korrupsionit, dhe gjithçka je të pistë që ka mbuluar dekadën politike, ky është refleksioni i një sqarimi që shtrojnë qytetarët.

Afera e përgjimeve tejkalon përmasat e ndjekshmërisë tek qytetarët dhe interesit të shtuar të tyre për të kuptuar skenat e errëta të politikës.

Nëse skena politike maqedonase ka një opozitë që mbetet politikisht e angazhuar bombat e Zaevit tregojnë se tek shqiptarët alternative opozitare është e bashkuar në kriminalitetin qeveritar duke qëndruar në prag të pushtetit si një e tërë bashkë me pozitën.

Ramadan Ramadani, thotë se shqiptarët e këtushëm për të satën herë me radhë do duhet të shtyjnë para procese politike pa ndonjë organizim politik, pra; pa mjet e alet, t’i shtyjnë punët me gjoks të vet.

“Nuk është se nuk e kanë bërë këtë disa herë më parë qytetarët shqiptarë të këtij shteti dhe bile këtë herë ata këtë e bëjnë të çliruar nga partitë ekzistuese. Kjo sepse herët tjera shpesh partitë bilë shërbenin vetëm si parandalues të presionit politik të qytetarëve kurse këtë herë janë të zënë duke u frikuar për fatin e tyre nga “bombat” dhe duke qëndruar në birën e miut”, thotë Ismet Ramadani.

Gjithçka shtrohet në formën e një debati ku nuk ka më hendeqe dhe antagonizma për partitë politike, qoftë edhe nga përkrahësit më fanatik.

“Bomba e Zaevit po nxjerr në pah fytyrën e vërtet të politikanëve shqiptar. Nuk kemi më dilema se çfarë janë ata para shqiptarëve kur duhet të marrin votën dhe çfarë behën para Sasho Mijallkovit, pasi kalojnë zgjedhjet”, thotë Ajet Elmazi.

Biseda e Musa Xhaferit dhe Menduh Thacit, që tregon përmasat e servili tetit dhe nënshtrimit para padronit të përgjimeve, Sasho Mijallkovit është shndërruar në një parodi, pezëm dhe mllef.

“Le t shohin gjithë  se ku ka përfunduar vota e shqiptarëve. Kemi shërbyer si instrumenta që dikush të kënaq interesat e veta dhe të bëhet vegël e shërbimeve sekrete të vendit vetëm e vetëm për tu brojtur  nga kriminaliteti që kanë ushqyer gjatë gjithë karrierës politike”, thotë Femi Ademi.

Loja e politikanëve shqiptar e shpalosur nga bomba e fundit të liderit të opozitës, që tregon se kush ishe qendra koordinuese që nuk i lejoji partitë shqiptare të hapnin gojën, solli apatinë politike deri në nivelet  më të larta. Shumë nga qytetarët konsiderojnë se  tani që loja e fëlliqur po del në shesh, nuk ka më dilema se politikanët nën patronazhin e Mijallkovit nuk mund të mbajnë peng një popull të tërë deri në vdekje.

Blerim Abedini thotë se informacionet që shpalos lideri I opozitës Zoran Zaev janë me vlerë të madhe për shqiptarët sepse ilustruan me fakte konkrete të gjitha dyshimet që kishin shqiptarët për atë që po ndodhë me përfaqësuesit e politikës shqiptare. Ai thotë se tani më ata që japing bekimin e servilizmit deri në vdekje ndaj Sasha Mijallkovit, njëherë e përgjithmonë duhet të jenë ikona të vdekura politike tek shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Veprimi i LSDM eshte hakmarrje per Strumicèn dhe ikje nga realiteti per partnerin e saj Bdi. Edhe une po te kisha qene si keta , normal se do te bashkepunoja me servila siç eshte Bdi. Mjer NA sa te mjerè qe jemi. E hangrèm vete kokèn tonè duke i haruar deshmoret dhe amanetin e tyre….

Back to top button