Falen në Anfield, marrin mbrojtje nga tifozët e Liverpoolit (Foto)

Një foto që ka shkaktuar stuhi në median britanike dhe rrjetet sociale ku janë të përqëndruar tifozët e futbollit anglez, duket të ketë ngritur një këmbë gjithë tifozët e Liverpoolit.

Ishte Stephen Dodd, ai që publikoi në Twitter një fotografi të dy tifozëv të tjerë duke u falur në ambientet e stadiumit Anfield Road.

Ai këtë e përshkroi si veprim të “turpshëm”, duke nxitur një valë reagimesh, transmeton Telegrafi.

Mijëra tifozë të tjerë të Liverpoolit u hodhën në mbrojtje të muslimanëve që u falën në Anfield duke thënë se secili njeri ka të drejtën e praktimit të fesë.

Disa të tjerë kanë reaguar duke thënë se Liverpooli ka lojtarë muslimanë dhe se këto shprehje nuk janë adekuate.

Në Angli është ndryshuar qasja ndaj muslimanëve që prej pas vitit 2000, e sidomos viteve të fundit, pasi që Britania ka qenë disa herë cak i sulmeve terroriste. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button