Rusia hyn me tanke në Ukrainë

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, pohoi se tanket ruse dhe pajisjet e tjera të rënda ushtarake, kanë kaluar kufirin e Ukrainës, gjë cila rezulton me shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar më 12 shkurt të këtij viti.

“Në ditët e fundit kemi parë dërgime të reja të tankeve ruse, automjete të blinduara, artileri të rëndë dhe pajisje raketore përtej kufijve të forcave pro-ruse”, tha Nuland para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, në axhendën e të cilës ishte situata në Ukrainë.

Ajo theksoi se në Krime dhe në Ukrainën lindore “mbretëron terrori”, ndërsa shtoi se Shtëpia e Bardhë është duke shqyrtuar mundësinë e dërgimit të pajisjeve ushtarake për ushtrinë ukrainase.

Dje u raportua se SHBA-të kanë dislokuar disa tanke në shtetet Baltike – Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – ndërsa Rusia ka dërguar në Krime sisteme antiraketore./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button