PD e sheh të papërshtatshme mbledhjen me prani të Ilir Metës

Partia Demokratike ka përshëndetur qëndrimin e Ambasadës Amerikane në lidhje me shtyrjen e mbledhjes së grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-SHBA.

Në një reagim për media të PD-së, menjëherë pas asaj të ambasadës thuhet se është e papranueshme që mbledhja të zhvillohet me praninë e Metës.

“Partia Demokratike mbështet shtyrjen e mbledhjes përuruese të grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-SHBA. Një mbledhje e tillë me praninë e Ilir Metës si kryetar Kuvendi ndërkohë nën hetim dhe akuzë si dhe me pjesëmarrjen e disa deputetëve të cilët do duhej të ishin objekt i dekriminalizimit është gjykuar e papërshtatshme për pjesëmarrjen e Partisë Demokratike.

PD mbështet fuqimisht forcimin e bashkëpunimit midis parlamentarëve shqiptarë dhe partnerit tonë strategjik SHBA, dhe shpreh konsideratën më të lartë për ambasadën e SHBA në Tiranë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button