Mourinho bën “hajgare” me PSG

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, me ironi ka kritikuar lojën e homologut të tij te PSG-ja, Laurent Blanc.

Portugezi deklaroi se PSG-ja zhvilloi një nga lojët më agresive që ai ka parë në karrierë në kuadër të sfidës së parë të Championsit në Paris.

“Të them të drejtën, unë mendoja se një skuadër angleze nuk mund të befasohet nga loja agresive sepse e kemi një të tillë në vendin tonë”, u shpreh Mourinho.

“Por, skuadra më agresive ishte PSG-ja. Për mua, kjo ishte një befasi e vërtet. Me lojtarët e cilësisë që kanë, unë po prisja më shumë futboll dhe më pak agresivitet”, shtoi tutje portugezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button